
Gjithçka është gati. Sot duke filluar nga ora 13:00, do të të startojë ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Më shumë se 11 mijë atletë do të marrin pjesë, nga 204 shtete të ndryshe, aty ku do të garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme.
Teksa do të startojë sot eventi i madh, gjithçka do të mbyllet më 8 gusht. Sot në stadiumin Olimpik të Tokios, do të jetë perandori japonez Naruhito, ai që do të hapë zyrtarisht Olimpiadën. Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ceremonia do të bëhet nën masa të rrepta sigurie.
Në “Tokyo 2020”, do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila do të përfaqësohet nga 9 sportistë. Pritshmëritë më të larta për kuqezinjtë vijnë nga peshëngritja, aty ku sportin më të suksesshëm të vendit e përfaqësojnë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj.
Përfaqësuesit e atletikës do të jenë rekordmenët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj. Për herë të parë Shqipëria do të garojë në gjimnastikë artistike, aty ku do të përfaqësohet nga Matvei Petrov. Indrit Çullhaj do të duelojë në kategorinë -66 kg. Qitja përfaqësohet nga Manuela Delilaj, ndërsa Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu, janë notarët e vendit tonë në Lojërat Olimpike.



