“Mezi po e pres ndeshjen e kthimit me Poloninë”, Hysaj: Pse nuk më mori Sarri te Chelsea

“Mezi po e pres ndeshjen e kthimit me Poloninë”, Hysaj: Pse nuk më mori Sarri te Chelsea

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj ka folur përpara mediave në prag të sfidës së nesërme, që Kombëtarja do të luajë me San Marinon, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Në fjalët e tij, mbrojtësi tha se mezi po e pret ndeshjen e kthimit ndaj Polonisë, duke thënë se nuk i del inati me humbjen e pësuar në takimin e parë, pasi sipas tij kuqezinjtë bënë ndeshje shumë të mirë.

Ndërkaq për sfidën me San Marinon, Hysaj u shpreh se duhet me çdo kusht fitorja.

“Duhej kjo fitore, pasi të karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Botëror dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës.

Kemi besim dhe jemi përforcuar, Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë që luajnë me ekipet e mira europiane. Duhet të kemi besim, duhet të luajmë shumë mirë sepse edhe me Hungarinë kemi luajtur shumë mirë.

Të dyja këto skuadra janë në nivele të mira, Polonia ka niveli me Lewandowski që luan te më të mirët ndërsa Hungaria është si puna jonë kanë grupin punojnë bashkë për të bërë mirë kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund.

Siç e pamë dhe me Hungarinë mesfusha dha maksimumin dhe bëri lëvizje shumë të mira që duheshin bërë, e rëndësishme është të kesh sulmues që shënojnë dhe këtë e kemi bërë, e bëri Cikalleshi me Poloninë, Broja me Hungarinë por me kohën do të kemi më shumë vlera në fushë në të gjitha repartet.

Unë besoj që kemi mundësi, kemi shumë mundësi të marrim përsëri pikë ndaj të dyjave Polonisë dhe Hungarisë. San Marino është ekip me vërtet që jemi të favorizuar dhe 3 pikëshi duhet të jetë i joni se s’bën. Ndeshjen me Poloninë mezi po e presim sepse na vjen inati, të gjitha statistikat ishin për ne, ishin disa gabime personale që bëmë duhet të rregullojmë gabimet dhe kundër tyre do të jenë ndeshjet më të bukura.”, u shpreh Hysaj.

Më tej shkodrani foli edhe për kalimin e tij te Lazio, aty ku gjeti ish-trajnerin e tij Maurizo Sarri, për të cilin nuk i kursen fjalët e mira, teksa zbulon më tej edhe një prapaskenë, kur flitej për një kalim të mundshëm të tij te Chelsea në Angli.

“Kalimi te Lazio? Skuadra e re është shumë e mirë, ka perspektivë, ka qëllim të shkojë në Ligën e kampionëve, aty gjeta dhe mister Sarrin që kam punuar shumë me të dhe për mua është frymë e re. Me të vërtetë ai më ka rritur në nivelin e karrierës si futbollist dhe dua ta falënderoj. Nuk me mori te Chelsea sepse ishin disa probleme të tjera me presidentin, te cilat ishin gjëra të brendshme.”, përfundoi Hysaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy