
Federata Gjermane e Futbollit ka kritikuar lojtarët e saj të kombëtares Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan për paraqitjen tyre në një fotografi me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Të dy lojtarët me origjinë turke, të lindur në Gjermani, i dhuruan presidentit Erdogan fanellat e tyre me augrafet e lojtarëve në Londër të dielën.
Gündogan shkroi: "Për Presidentin tim të nderuar, me respekt të madh". Ndërkohë Erdogan po bën fushatë për rizgjedhje e tij në krye të vendit.
Özil luan për Arsenalin dhe Gundogan për Manchester Cityn.
Të dy lojtarët po përgatiten për Kupën e Botës "Rusi 2018", ku Gjermania është edhe skuadra favorite, ndërsa Turqia nuk u kualifikua.

Shumë politikanë gjermanë kanë kritikuar sjelljen e këtyre dy futbollistëve, duke ngritur pikëpytje për besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike të Gjermanisë, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet as nga drejtuesit më të lartë të Federatës Gjermane të futbollit.
Presidenti federates Reinhard Grindel tha: "Futbolli dhe federata mbrojnë vlerat të cilat nuk respektohen në masë të mjaftueshme nga Erdogan.
"Kjo është arsyeja pse nuk është mirë që lojtarët tanë ndërkombëtarë të lejohen të manipulohen për fushatën e tij elektorale. Duke bërë këtë, lojtarët tanë sigurisht nuk kanë ndihmuar në punën e federatës për integrimin", tha Grindel.
Ndërsa menaxheri i kombëtares Oliver Bierhoff tha se: "Asnjeri prej tyre nuk ishte i vetëdijshëm për vlerën simbolike të kësaj fotoje, por në të vërtetë nuk është e drejtë dhe ne do të flasim me ta për këtë".
Në rininë e tij, para se të hynte në politikë në vitet 1990, Erdogan luajti futboll gjysmë-profesionalisht për një ekip të Stambollit, Kasimpasa, shkruan BBC.
Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi Gündogan, i cili me anë të një mesazhi ka mbrojtur veten, Özil dhe Cenk Tosun gjatë takimit të tyre me Erdogan.
Ata u takuan në periferi të një evenimenti të një fondacioni turk që ndihmon nxënësit turq, shpjegoi ai.
"A duhet të jemi të pavlerë ndaj presidentit të atdheut të familjeve tona?" pyeti Gündogan.
"Ne vendosëm për një gjest mirësjellje, nga respektimi për zyrën e presidentit dhe për rrënjët tona turke. Nuk ishte qëllimi ynë për të bërë një deklaratë politike me këtë foto", tha ai.



