Duel gjigandësh për Alex Baena

Duel gjigandësh për Alex Baena

 Fillimi i sezonit për Villarealin ka shërbyer për të nxjerrë në pah potencialin e disa lojtarëve .

‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ shquhet si një ndër ekipet më të fortë të Primera Divisionit, i cili në të kaluarën fitoi Europa Leaguen, ndërsa në Champions League arriti gjysëmfinalet .

Alex Baena vijon të jetë një ndër nxënësit shembullorë të Unay Emery-t për të cilin disa pretendentë cilësorë kanë filluar të fërkojnë duart. 

Manchester City, Liverpool, Arsenali dhe Chelsea do të zhvillojnë një tjetër supersfidë angleze për 21 vjeçarin i cili gëzon mbështetjen e strategut spanjoll, trainer që la shenjë në të kaluarën  tek Sevilla.  

Interesi masiv ka shkaktuar rënien e këmbanave të alarmit tek ekipi nga Castellon sepse flitet për një element shumë premtues, me të cilin pretendohet rinovimi deri në 2025-sën për të evituar largimin nga spanjollët.  

Klauzola e prishjes së kontratës aktualisht arrin 35 milionë eurot, shifër lehtësisht e përballueshme nga pretendentët.

Arritjet me Villarealin e kanë lartësuar emrin e Unay Emery i cili në pak kohë fitoi Europa Leaguen duke e vendosur ekipin e tij në librin e fituesve të kompeticionit të dytë europian për nga rëndësia .

Sigurisht potenciali  i anglezëve s’ka nevojë për koment por rëndësia e Alex Baenas në 11-shen e ishi-t të Sevillas të jep për të kuptuar se do ta kenë shumë të vështirë ta largojnë nga Spanja.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy