Juve në luftë për dy objektiva të Barcelonës

Juve në luftë për dy objektiva të Barcelonës

 Merkatoja e dimrit do të jetë një periudhë ‘’ shpëtimi ‘’ për shumë klube të njohura . Pa dyshim që lufta do të ketë shumë përmbajtje sepse objektivat në të shumtat e rasteve janë të njëjtët por diferenca do të jetë tek negociatatat ndërmjet klubeve respektive . 

Një ndër më të interesuarit është Juventusi të cilit i nevojitet një rifreskim i mesfushës , repart që nuk e ka kënaqur Massimiliano Allegrit dhe numri një i bardhezinjve mendon se aty ka çeduar progresi i tyre .

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ kërkon largimin e Aaron Ramsey-t nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ sepse kontributi i tij është shumë larg pretendimeve të teknikut 54 vjeçar dhe rroga e uellsianit nuk e justifikon aspak lojën e tij . Për sa i përket këtij sezoni uellsiani  është aktivizuar në 112 minuta të ndara këto në 5 ndeshje ku ka  lënë për të dëshiruar tek  një ndër ekipet ku nuk tolerohen gjëra të tilla . 

Për riparimin e këtij problemi , italiani ka menduar për dy lojtarë që ia kanë mbushur mendjen se mund ta ndihmojnë mesfushën për tu rigjeneruar  dhe të rikuperojë efektivitetin e  disa sezoneve  më përpara . 

Sipas ‘ La Gazzetta dell Sport ‘ Axel Witsel dhe Denis Zakaria janë dy kandidatë të përshtatshëm për të mbyllur këtë kapitull të trishtë të ish kampionëve të Scudettos të cilët kanë humbur shumë terren  në dy sezonet e fundit duke iu larguar trofeve .

  Në të kaluarën belgu ishte shumë pranë kalimit tek bardhezinjtë por ky operacion nuk u finalizua me sukses dhe në merkaton e janarit do të kenë një tjetër shans për ti vënë pikën . E përbashkëta e tyre është se në qershor finalizojnë kontratën me ekipet respektive si Borussia Monchengladbah dhe  Borussia Dortmund dhe shëndërrohen automatikisht në opsione ideale me parametër zero për këtë  Juventus që kërkon të rikthehet sa më shpejt në majën e futbollit Italian pa harruar as Champions Leaguen , kompeticion që në të kaluarën i ka shpëtuar disa herë nga duart .

Në rastin e zvicerianit mund të thuhet se do të jetë një humbje e madhe për gjermanët të cilët në 2020-tën refuzuan 40 milionë euro dhe me të mbaruar kontratën mund të transferohet në ekipe shumë të njohura duke përfshirë këtu edhe  Manchester City-n dhe Barcelonë-n.

Duhet theksuar se ky është opsioni B i një Juventusi , objektivi i të cilit është rigjetja e vetvetes dhe duhet nënvizuar se prioritet për italianët është pa diskutim Paul Pogba për të cilin e ardhmja në ‘’ Old Trafford ‘’ konsiderohet skeptike .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy