
Rikthimi i Romelu Lukakut në ‘’ Stamford Bridge ‘’ e shëndërroi belgun në transferimin më të shtrenjtë të merkatos së kaluar . Historia këtë herë rezulton ndryshe sepse sulmuesi potent nuk po riadaptohet tek Chelsea dhe pakënaqësitë e para kanë filluar të vihen në dukje tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
Vendimet e Thomas Tuchel nuk i kanë prodhuar asnjë benefit 28 vjeçarit i cili është preferuar të lihet jashtë 11-shes nga gjermani duke vënë në dyshim qëndrimin tek kryeqytetasit .
Pas suksesit tek Interi u mendua se Romelu Lukaku nuk do të devijonte nga kjo rrugë por eksperienca e dytë tek fituesit e Champions Leagues ia ka mbushur mendjen se duhet të ndryshojë destinacion për të mos shkelmuar arritjen me zikaltërit .
115 milionët e paguara nga Roman Abramovich kanë dhënë shkëndijat e para duke e shëndërruar në një investim jo të qëlluar në shenjë sepse i ashtuquajturi ‘’ Bualli “ ka shënuar vetëm 8 gola në 23 ndeshje, fakt që e mban ende larg të kaluarës së shkëlqyer në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ ku kuptohej shumë mirë me Lautaro Martinezin .
Situata e Romelu Lukakut po fillon ta shqetësojë së tepërmi trainerin gjerman i cili kërkon shmangjen e çdo devijimi të mundshëm nga rruga e suksesit për arsye se ka në dispozicion elementë që mund ti japin gjithçka këtij Chelsea të uritur për trofe të rëndësishëm .
Kjo histori evidenton se sa e vështirë është bërë konkurrenca në kontinentin e vjetër dhe më gjerë , aty ku gjithçka mund të ndryshojë në pak kohë , fakt që e bën futbollin edhe më interesant .



