Bellingham zbulon të ardhmen

Bellingham zbulon të ardhmen

 E ardhmja e Jude Bellingham  vijon të jetë e lidhur me kalimin e mundshëm tek një klub elite, për të cilin Borussia Dortmundi pretendon mbi 100 milionë euro.

Anglezi nuk ka të ndalur me progresin dhe ky fakt e shton dëshirën e pretendentëve për arritjen e akordit në verën e ardhshme.

Megjithatë , sipas ‘ As ‘ , 19 vjeçari synon transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  edhe pse Liverpooli dhe Manchester City po luftojnë fort për ishi-n e Birminghamit.

Carlo Ancelotti e ka shprehur se ylli anglez është një ndër objektivat kryesorë për të ardhmen dhe në fakt Florentino Perezi asnjëherë nuk është dorëzuar në lidhje me fuqizimin e ekipit të zemrës, i cili ia ka shpërblyer sakrificat në vitet e fundit me fitimin e trofeve të rëndësishëm.

Që prej largimit nga Birminghami në merkaton e 2020-tës , ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë ndjekur me kujdes Jude Bellinghamin , operacion që mund të arrijë deri në 150 milionë euro.

Interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ sigurisht konsiderohet edhe një privilegj për lojtarin në fjalë , për të cilin mendohet se ky sezon do ti vërë pikën ekspriencës në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ .

Sezoni aktual , deri në momentin që flasim është shoqëruar me 11 gola dhe 7 asiste në 37 sfida ,  cilësitë e të cilit i kanë dhënë avantazhe ofensivës por besohet se ka ardhur momenti për të iniciuar një tjetër eksperiencë në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy