
Ecuria e Lois Opendas me Leipzigun tanimë ka vënë në lëvizje drejtuesit e Chelseat për ta transferuar gjatë merkatos së janarit. Për sulmuesin , gjermanët kanë përcaktuar 90 milionë euro por për shërbimet e tij ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të masin forcat me Manchester United. Duhet theksuar se Mauricio Pochettino është i vetëdijshëm për vështirësinë e të drejtuarit një ekip si Chelsea dhe ka kërkuar kohën e nevojshme për ti arrirë objektivat. Anglezët e nisën jo mirë sezonin në Premier League dhe këtë fakt e tregon renditja në vendin e 11-të pas shtatë javëve të zhvilluara dhe kjo periudhë konsiderohet shumë e rëndësishme për të bërë kthesën në pjesën e mbetur të sezonit. Lois Openda deri më tani numëron 3 gola dhe 1 asist në 7 sfida me të ashtuquajturit ‘’ Demat e Kuq ‘’ dhe mbetet për tu parë se si do të reagojnë drejtuesit e kësaj skuadre në vijimësi për belgun.



