
Gjatë dy sezoneve tek Real Madridi Kylian Mbappe përsëri po tregon se mbetet një ndër më të mirët në botë pa asnjë diskutim.
Francezi tashmë është një lider tek ‘’ Galaktikët ‘’, për të cilin asnjëherë nuk kanë munguar pretendentët.
Liverpooli tashmë ia ka hapur dyert e ‘’ Anfield Roadit ‘’, i cili fatkeqësisht nuk ka patur një sezon në lartësinë e duhur në aspektin kolektiv.
Real Madridi nuk ka mundur të fitojë asnjë titull, ç’ka e bën edhe më të vështirë qëndrimin në gjigandin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Ulje-ngritjet në momente të caktuara pavarësisht cilësive si lojtar sigurisht e kanë lënë në prapavijë dhe tek spanjollët është një situatë e patolerueshme.
‘’ Të Kuqtë ‘’ janë rikthyer edhe më të bindur se mund të firmosin me asin e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’, një dhimbje koke e fortë për çdo rival.
Ishi i Monacos ka arritur një ndër objektivat më të rëndësishëm të karrierës duke qenë se e ka veshur bluzën e ‘’ Los Merengues ‘’ por sidoqoftë eksperienca mund të përfundojë shumë shpejt.
Nëse i referohemi statistikave duhet thënë se Kylian Mbappe vijon të jetë protagonist në metrat e fundit i cili në sezonin aktual ka kontribuar me 41 gola në 41 sfida, shoqëruar edhe me 5 asiste.
Ish fituesin e Botërorit të Rusisë e pret një merkato verore deçizive i cili pa diskutim duhet ta marrë një vendim për vijimësinë.



