Atletico Madridi, interes për Heung Min Son

Atletico Madridi, interes për Heung Min Son

Duket se kapitulli i Heung Min Son me Tottenham Hotspurin do të mbyllet shumë shpejt.

Koreano-jugori e përfundon kontratën në 2025-sën dhe tashmë disa ekipe kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.

Sezoni aktual është i dhjeti në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe natyrisht konsiderohet një ndër elementët me më shumë influencë në ofensivën e kryeqytetasve.

169 gola në 427 sfida janë statistikat e arritura nga sulmuesi, shumë i rrezikshëm dhe i shpejtë, një dhimbje koke e vazhdueshme për rivalët.

Drupal Ad

Atletico Madridi është një ndër pretendentët kryesorë për 32 vjeçarin, i cili e ka eksperiencën e duhur për të qenë determinant në çdo klub me emër.

Mënyra se si luan preferohet shumë nga Diego Simeone, një trainer që i ka dhënë shumë të ashtuquajturve ‘’ Los Colchoneros ‘’, i cili sigurisht garanton sukseset për vijimësinë.

Momentalisht e ardhmja e Heung Min Son mbetet e paqartë, për të cilin nuk përjashtohet interesi i të tjerë pretendentëve gjatë merkatos së janarit.

Për sa i përket skuadrës së ‘’ El Cholos ‘’ duhet theksuar se në sezonin aktual ka rikuperuar ndjeshëm nga terreni i humbur në të kaluarën sidomos në La Liga, fakt që reflektohet me renditjen në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Barcelonën por me një ndeshje më pak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy