Dorëheqja nga Antonio Rudiger nuk i ka sfumuar aspak shpresat e Real Madridit për forcimin e prapavijës por i ka motivuar edhe më shumë ‘’ Los Merengues .
‘’ Galaktikët ‘’ nuk duan të humbasin kohë dhe kanë vijuar rrugën drejt rikuperimit të identitetit duke u fokusuar tek të tjerë elementë për të cilët tashmë i ka hapur dyert e mitikut ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Carlo Ancelotti e ka kapërcyer këtë fazë dhe i ka hapur sytë duke spikatur tre mbrojtës me një kontribut të vyer në skuadrat e tyre respektive dhe që mund ti krijojnë lehtësira spanjollëve në repartin defensiv.
I preferuari mbetet Jules Kounde, një ndër më të mirët për të cilin të mëdhatë e kontinentit vijojnë inisistimin për t’ia rrëmbyer Sevillas.
Për 23 vjeçarin sigurisht andaluzët nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë lëshim sepse duan të dalin maksimalisht të fituar me largimin e tij. Francezi ndiqet nga Pau Torres .
Fitimi i Uefa Europa Leagues me Villarealin e ka shëndërruar një ndër lojtarët më të kuotuar të merkatos dhe për ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ është një moment i komplikuar për vetë rëndësinë e spanjollit në skemat e Unay Emery .
Drejtuesit e ekipit nga Castellon i kanë dhënë sinjalet për ishi-n e Malagas për të cilin kërkojnë 60 milionë euro . Largimi nga ‘’ La Ceramica ‘’ parashikohet shumë i ndërlikuar sepse Unay Emery do të mbeste pa një ndër nxënësit e preferuar , prezenca e të cilit i ofron siguri absolute Villarealit .
As Ronald Araujo nuk mbetet pas në këtë çështje tejet thelbësore për ‘’ Los Blancos ‘’ që kanë marrë guximin ti ulin pikët rivalëve të përjetshëm. Kontrata e uruguajanit në ‘’ Camp Nou ‘’ merr fund në 2023- shin por Real Madridi kërkon t’ia shtojë problemet ‘’ Los Cules ‘’ të cilët ndodhen në një situatë tepër delikate .
Natyrisht mundësitë që qëndërmbojtësi nga Rivera të udhëtojë drejt Madridit janë pothuajse të zeruara por s’duhet të anashkalohet nevoja e kuq e bluve për fuqizimin e arkave , aspekt që Florentino Perez e ka gjithmonë parasysh .



