Një tjetër shqiptar te Lazio, Tare nis ofensivën për Shaqirin

Një tjetër shqiptar te Lazio, Tare nis ofensivën për Shaqirin

Xherdan Shaqiri mund të vazhdojë karrierën te skuadra e Lazios në Serie A. Sulmuesi pëlqehet shumë nga italianët, të cilët duan ta kenë në skuadrën e tyre.

Madje thuhet se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka nisur kontaktet me Liverpoolin, me shpresën se do të arrijë një marrëveshje për ta marrë Shaqirin në “Olimpico”.

Lazio është gati të paguajë 10 milionë euro për shërbimet e Shaqirit, 10 milionë euro direkt dhe të tjerat në formën e bonuseve.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendosin te Liverpool, ku gjithashtu mendojnë ta shesin lojtarin, pasi një vit më vonë i përfundon kontrata dhe rrezikojnë ta humbasin falas. Në rast se një marrëveshje arrihet, atëherë te Lazio do shtohej numri i lojtarëve shqiptarë, pasi tani janë Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Vedat Muriqi dhe Riza Durmisi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy