Grumbullimi te Kombëtarja U-17, Bulku vëzhgon lojtarët e kampionatit shqiptar

Grumbullimi te Kombëtarja U-17, Bulku vëzhgon lojtarët e kampionatit shqiptar

Ekipi kombëtar i moshave U-17, është grumbulluar ditën e djeshme për të zhvilluar një seancë të ngjeshur stërvitore.

Trajneri Ervin Bulku dhe stafi teknik kanë ndjekur nga afër gjendjen e 20 lojtarëve të grumbulluar nga kampionati shqiptar, të cilët për 90 minuta iu nënshtruan testeve fizike si dhe luajtën një mini-ndeshje kontrolli.

Duke qenë se Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në fazën e “Qualifying Round” të Europianit U-17 dhe do të ketë përballë në grup rivalë mjaft të fortë si Italia, Skocia dhe Irlanda e Veriut, synimi i stafit teknik është që 17-vjeçarët të jenë në nivelin e duhur fizik para sfidave zyrtare.

Për këtë arsye trajneri Bulku ka kërkuar nga lojtarët që në vazhdimësi të intensifikojnë ngarkesën stërvitore në koordinim të ngushtë edhe me përgatitësi atletikë të klubeve ku ata luajnë. Seanca të ngjashme do të organizohen vazhdimisht edhe në javët në vazhdim sa herë që kalendari i kampionateve do t’i japë hapësira stafit kuqezi për t’u takuar me lojtarët që janë grumbulluar vazhdimisht me ekipin kuqezi në muajt e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy