Tottenhami i shkel syrin Lukakut

Tottenhami i shkel syrin Lukakut

E ardhmja e Romelu Lukakut me kalimin e kohës po shëndërrohet në një temë shumë interesante .

Belgu para disa ditësh deklaroi se preferon rikthimin tek Interi por  në këtë histori është përfshirë edhe Bayern Munchen me Tottenham Hotspurin.

Fakti se është një sulmues tepër i rrezikshëm dhe i suksesshëm në aspektin kolektiv , sigurisht i nxit ekipet me emër për ta afruar gjatë merkatos verore .

Interesi i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ do të ketë një rëndësi të veçantë për 29 vjeçarin sepse drejtohen nga ish traineri Antonio Conte.

Refuzimi për të vijuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është një shans për kryeqytetasit për ta transferuar në ‘’ White Hart Lane ‘’ , aty ku do të mbërrinte si një i privilegjuar.

Ofensiva e Tottenhamit gjithmonë është vlerësuar  ndër më të spikaturat e Premier Leagues dhe më gjerë por Antonio Conte beson se i duhet edhe një tjetër element për tu kompletuar dhe ky ekip të jetë i gatshëm për të luftuar në të gjitha frontet , kryesisht në Premier League dhe mbi të gjitha në Champions League .

Megjithatë problemi në këtë histori është mëse evident sepse ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk mund t’ia shesin rivalëve direktë Romelu Lukakun pasi ky hap do të konsiderohej i pafalshëm por ndoshta skenarin do ta ndryshojë oferta e Daniel Levy-t dhe insistimi i Antonio Contes për ishi-n e West Bromwich Albion.

 Eksperienca e dytë me anglezët nuk rezultoi siç e priste Romelu Lukaku por të qënit një sulmues me të gjithë komponentët e nevojshëm për ti shërbyer një ekipi cilësor , natyrisht i shton pretendentët për golashënuesin.  

Objektivi kolektiv i Tottenhamit akoma nuk është arritur sepse trofetë vijojnë të mungojnë tek kryeqytetasit por renditja ndër katër më të mirat  dhe kualifikimi për në turneun prestigjoz është një hap pozitiv në lidhje me të ardhmen.

Eksperienca e akumuluar ndër vite e shëndërron në një kandidat potencial por ja vlen të ripërmëndet se dëshira e lojtarit nga Amberes është rikthimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , aty ku shkëlqeu në të kaluarën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy