Milani me hap kampioni, Reali nuk fal! Tottenham shpartallon M. United

Milani me hap kampioni, Reali nuk fal! Tottenham shpartallon M. United

Milani i sezonit të ri edhe pse nuk synon titullin e Seria A po ecën me hap kampioni. ‘Djalli’ i është bashkuar Atalanta-s në në vendin e parë, pasi për llogari të javës së tretë ka mposhtur Spezia-n 3-0 në San Siro.

Golat për skuadrën e Milanit u realizuan të tre në pjesën e dytë, me Leao-n ‘dopietë’ dhe Lucas Hernandez.

Në La Liga, Real Madrid ka fituar pastër 0-2 në transfertën e Levante-s, falë golave të Junior dhe Benzema.

E pabesueshmja ndërkohë ka ndodhur në Premier League, pasi Tottenham i Jose Mourinho-s ka poshtëruar me shifrat 1-6 Manchester United në Old Traford. Për çudi, vendasit ishin ata që kaluan të parët në avantazh, që në minutën e dytë, por deri në të 7 Tottenham përmbysi gjithçka.

Më pas një karton i kuq për Martial rezultoi deçiziv për lojën pasi ‘spursat’ realizuan edhe katër herë të tjera.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy