Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet sfida mes Egnatias dhe Tiranës, e vlefshme për javën e fundit në Superiore.
Rrogozhinasit e kanë siguruar vendin e parë, ndërsa Tirana beson ende te “Final Four”. Bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar në një ndalesë të Skënderbeut në Shkodër.
Ndeshja do të transmetohet në ekranin e MCN TV, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Dulis, Drame, Montenegro, Fernando, Joel, Ndreca, Xhemajli, Ahmetaj, Frangaj, Spahiu.
TIRANA: Selmani, Mici, Lulaj, Abazaj, Jonuzi, Lushkja, Haxhiu, Përgjoni, Deliu, Hoxhallari, Patrick.



