
Pas një Europiani jo në nivelin e duhur, parashikohet se rrugët e Juventusit dhe Federico Chiesas do të ndahen gjatë kësaj merkatoje verore.
Italiani nuk e ka gjetur veten tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe si duket traineri i ri Thiago Motta nuk e ka në planet për të ardhmen.
Ishi i Fiorentinës ka hasur vështirësi në gjetjen e gjuhës së përbashkët me drejtuesit e torinezëve në lidhje me rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në 30 qershorin e 2025-sës.
Traineri i Romës Daniele De Rossi ka nisur bisedimet me 26 vjeçarin për ti bërë me dije projektin e të ardhmes, i cili nëse do të vendosë për ‘’ Olimpicon ‘’ do të gjente ish shokun e tij tek Juventusi Paulo Dybala.

Një tjetër aspekt që e vështirëson qëndrimin e Federico Chiesas në ‘’ Allianz Stadium ‘’ është paga mbi 5 milionë euro në sezon, i cili mund të jetë një ndër të larguarit nga ish rekordmenët e Serisë A.
Sigurisht nën drejtimin e ishi-t të Bolognas do të startojë një tjetër etapë në historinë e këtij klubi, i cili vuri diktatin në Itali në të kaluarën por ka patur ulje-ngritje në kohët e fundit, situatë që konsiderohet mëse normale në futboll.
Federico Chiesa e finalizoi sezonin me juventinët me një kontribut prej 10 golash dhe 2 asistesh në 37 sfida por gjithsesi vlerat e tij janë të padiskutueshme.



