Skënderbeu mposhtet në sekondat e fundit, eliminohet nga "Europa League"

Skënderbeu mposhtet në sekondat e fundit, eliminohet nga "Europa League"

Skënderbeu e ka mbyllur me humbje aventurën e saj në kompeticionin e “Europa League”.

Korçarët humbën në duelin e fundit të fazës së grupeve kundër skuadrës zviceriane të Young Boys me rezultatin 2-1.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh të besuarit e Ilir Dajës nuk arritën dot që të ruanin epërsinë duke e mbyllur me humbje këtë aventurë të dytë në historinë e saj në një nga kompeticonet më të rëndësishme europiane siç është “Europa League”.

Talenti Enis Gavazaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të të pjesës së dytë duke përfituar nga një gabim i portierit kundërshtar.

Por, gëzimi i bardhekuqëve nuk do të zgjaste shumë pasi vetëm pas katër minutash në të 55-tën vendasit barazojnë gjithçka me anë të Hoarau që mposhti Orges Shehin.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit në minutën e fundit vendasit gjetën dhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e 94-të me anë të Assle që përfitoi nga një hutim në mbrojtën e Skënderbeut për ta dërguar topin në fund të rrjetës.

Pas kësaj humbje të hidhur Skënderbeu e mbyll në vendin e fundit fazën e grupeve me pesë pikë të grumbulluara.
Një eleminim me kokën larët për skuadrën shqiptare e cila arriti që të bëjë një performancë dinjitoze në këtë kompeticion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy