Më 25 maj është planifikuar të luhet finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.
Kërkesat për bileta nga tifozeritë e dy skuadrave kanë qenë të shumta, çka ka sjellë edhe një kaos.
Secilës skuadër i janë dhënë nga 4 mijë bileta, pasi pjesa tjetër e biletave do të menaxhohet nga UEFA.
Përveç numrit të ulët të biletave për secilën skuadër, te Feyenoord kanë ngritur edhe një problematikë tjetër.
Sipas klubit holandez, UEFA kishte njoftuar se biletat do të dilnin në shitje ditën e sotme në orën 14:00. Megjithatë diçka e papritur ndodhi, teksa UEFA i nxori në shitje që në orën 12:00, duke bërë që shumë tifozë të mbeten pa biletë.
Për këtë ka reaguar menjëherë klubi i Feyenoord, që i ka kërkuar sqarime UEFA-s, pasi diçka të tillë e quajnë si të papranueshme.
Institucioni më i lartë i futbollit në Europë, në përgjigjen e kthyer, thotë se ka është duke hetuar gjithçka dhe shumë shpejt do të ketë një përgjigje.



