UEFA godet Skënderbeun, e përjashton 10 vite nga kompeticionet europiane

UEFA godet Skënderbeun, e përjashton 10 vite nga kompeticionet europiane

UEFA i ka dhënë një tjetër goditje të fortë skuadrës së Skënderbeut duke e përjashtuar për 10 vite nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s.

Vendimi është dhënë nga ana e Komisionit të Disiplinës në UEFA, duke i dhënë një shuplakë të rëndë klubi korçar dhe futbollit shqiptar.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Panorama Sport”, e cila shkruan se ka dhe dokumentin e UEFA-s në lidhje me vendimin për përjashtimin e Skënderbeut.

Klubi i Skënderbeut është dënuar, nga komisionet disiplinore të UEFA-s më datë 7 shkurt, ditën kur në vendin tonë u mbajtën dhe zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përveç pëjashtimit Skenderbeu eshte denuar dhe me 1 milion euro gjobe.

Kujtojmë që UEFA e ka përjashtuar dhe më parë Skënderbeun nga kompeticionet europiane për shkak të trukimeve që ky klub ka kryer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy