
Javët vijuese mund të pasohen me një ndryshim destinacioni nga Teun Koopmeiners.
Mesfushori ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm me Atalantën, skuadër e cila e kulminoi me fitimin e Europa Leagues.
Hollandezi ka ditur të adaptohet ashtu siç duhet në skemat e Gian Piero Gasperinit, trainer që shkruajti historinë me ‘’ La Dean ‘’.
Për këtë arsye drejtuesit e Juventusit s’kanë vonuar dhe kanë filluar tratativat për ta larguar ishi-n e Az Alkmaar nga ‘’ Gewiss ‘’, për të cilin sipas ‘ SkySports ‘, presidenti Antonio Percassi pretendon 70 milionë euro.

Kjo shifër reflekton punën e bërë nga 26 vjeçari, në një ekip që është rritur në cilësi në vitet e fundit.
Në të kaluarën numri një i bergamaskëve shpenzoi afro 14 milionë euro për ta blerë nga hollandezët, shifër mëse e justifikuar.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ shquhet si një pretendente për titujt, kryesisht në Itali dhe interesi i saj natyrisht mendohet se do të analizohet nga lojtari në fjalë, i cili spikat si në aspektin ofensiv ashtu edhe në atë defensiv.
Duke qenë se flitet për Juventusin, për Teun Koopmeiners konsiderohet një vlerë e shtuar, prezenca e të cilit mund ta ndihmojë ekipin e Thiago Mottas në të ardhmen.
15 gola dhe 7 asiste në 51 sfida janë konsideruar statistika bindëse nga ky lojtar që zhvilloi sezonin e tretë me Atalantën.



