
Ndryshe nga UEFA Champions League, ku u kualifikua në mesin e 8 skuadrave më të mira, skuadra e Tottenham nuk po gjen fitoren në kampionat.
"Gjelat" u mposhtën me përmbysje 2-1 nga Southampton, duke e dërguar në 4 numrin e rezultateve negative. Golit të Harry Kane në pjesën e parë iu përgjigjen Valery dhe Ward-Prowse. Një disfatë që pritet t'i kushtojë pozitën e tretë Tottenhamit, pasi ndodhet 3 pikë më shumë se Manchester United ndjekës.
Në takimet e tjera, Cardiff City mposhti 2-0 West Ham-in. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Bournemouth në transfertën e Huddesfield. Me 3 pikë u larguan edhe skuadra si Brighton, Leicester City dhe Newcastle, që mposhtën respektivisht Crystal Palace, Fulham dhe Everton.



