Ndeshja e kthimit në Conference League, Partizani do të luajë në kryeqytet

Ndeshja e kthimit në Conference League, Partizani do të luajë në kryeqytet

Klubi i Partizanit, ka njoftuar ditën e sotme, se ndeshja e kthimit në turin e parë në Conference League, ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Të kuqtë, e kanë bërë të ditur këtë, nëpërmjet rrjeteve sociale. Një lajm i mirë ky për tifozët e Partizanit, që do të kenë mundësinë ta ndjekin skuadrën e tyre në kryeqytet.

Ndeshja e kthimit, do të luhet më 14 korrik në orën 20:00.

Njoftimi i Partizanit:

Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani - Saburtalo e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League do të zhvillohet në stadiumin "Air Albania". Impjanti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten datë 14 korrik ora 20:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy