Mbyllet java e gjashtë, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Mbyllet java e gjashtë, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Këtë të diel, Kategoria e Parë luajti edhe ndeshjen e fundit për javën e gjashtë. Pretendentët nuk zhgënjyen, teksa Dinamo mposhti Apoloninë dhe mban kryesimin me 14 pikë.

Fitore regjistroi edhe Korabi, që mposhti Lushnjen 4-1 dhe mban vendin e dytë me 12 pikë.

Më pas vijnë Flamurtari dhe Skënderbeu me nga 11 pikë. Këto 4 skuadra shihen momentalisht edhe si pretendentet kryesore për Superiore.

Renditja më pas vazhdon me Tërbunin me 9 pikë, Apolonia, Besa dhe Luzi me nga 8 pikë, Oriku dhe Besëlidhja me nga 7 pikë.

Tomori, Lushnja dhe Burreli nuk po kalojnë moment të mirë, teksa pas 6 javëve numërojnë vetëm 5 pikë, ndërsa renditja mbyllet nga Turbina me vetëm 2 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy