
Eleminimi i Paris St Germain nga faza e 1/8-tave besohet se i ka vënë vulën largimit të Mauricio Pochettinos nga ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe projektit të sheikut Nasser Al Khelaifi i duhet akoma të presë , pasi objektivi primar mbetet fitimi i Champions Leagues .
Faturën e këtij dështimi mendohet se do ta paguajë argjentinasi i cili në krye të një ekipi yjesh nuk ka mundur ti çojë më tej ‘’ Les Pariziens ‘’ që ranë në gjunjë përpara furisë së Real Madridit .
Kjo ndeshje determinante shuajti shpresat e francezëve për t’iu afruar objektivit të shumë viteve dhe sipas ‘’ The Telegraph ‘’, ishi i Tottenhamit ka deklaruar se do të transferohet tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ në fundin e sezonit pavarësisht se kontrata e firmosur është e vlefshme deri në 30 qershorin 2023-shit.
Tek kuq e blutë disfata të kësaj natyre janë të patolerueshme por rruga është e hapur për 50 vjeçarin , drejt ‘’ Old Traffordit ‘’ , aty ku po përjetohet një situatë e ngjashme dhe stoli ka nevojë për një revolucion të menjëhershëm .
Rikthimi në Premier League do të kishte një përmbajtje ndryshe dhe nga pas dëshirën për të fituar trofe , tek një ekip që tenton në çdo sezon të pasurojë vitrinën e mbushur me të tillë .
Për të konkurruar me më të fortët , Manchester United i duhen elementë cilësorë në çdo pozicion dhe një dorë e hekurt në stol dhe 50 vjeçari e ka dëshmuar se mund të bëjë shumë pavarësisht se humbjet janë pjesë e futbollit por eksperienca e fituar ndër vite e mban gjithmonë në lojë për të thyer njëherë e mirë akullin.



