
Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Kukësin.
Colella tha se pret vazhdimësi nga skuadra e tij, pasi duke bërë paraqitje të mirë, vijnë edhe pikët.
Siç e kam thënë unë nuk isha pjesë e skuadrës në fillim të sezonit. Atë që nuk kisha mundësi ta bëja në fillim munda ta bëja këtë periudhë. Nga kjo ndeshje pres një vazhdimësi. Vetëm duke bërë paraqitje të mira mund të marrim dhe pikët.
Për sa i përket Matondos ka pasur vetëm temperaturë. Hoti ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe nesër nuk do të jetë. Ndërkohë Da Silva po vazhdon të përgatitet, por as ai nuk do të jetë.
Si në Shqipëri ashtu dhe në kampionatin italian e fiton kampionatin skuadra që pëson më pak gola. Por është edhe e vërtetë që ato që pësojnë më pak mund të shënojnë dhe më pak gola. Statistikat tregojnë që ne kemi pësuar shumë gola. Por nuk duhet ta interpretojmë në këtë mënyrë. Ne duhet të pësojmë më pak gola për të arritur te objektivi madhor që kemi. Duhet të rregullojmë dhe pjesën e mënyrës tonë të lojës.
Colella vlerësoi Kukësin, duke thënë se nuk e meritojnë vendin ku ndodhen dhe shtoi se në dy ndeshjet e radhës, atë me verilindorët dhe me Tiranën, dëshiron 6 pikë.
Pikërisht kjo është ajo që kërkoj nga skuadra që ta menaxhojmë sa më mirë rezultatin në këto minuta në fund. Fakti që skuadra ime kërkon gjithmonë të luaj futboll, nuk do të thotë që herë pas here të bëjë pis duart. Kur je në llucë është e pamundur që të dalësh i pastër. Nuk vlen vetëm për Partizanin. Vlen edhe për skuadrat e mëdha.
Dua ta konsideroj si një rekord për Kukësin të cilën unë jam përballur dy herë dhe dy herë ka ndërruar trajner. Sigurisht Kukësi nuk e meriton vendin në tabelën e klasifikimit. Në letër nuk e meriton atë vend. Duke parë Kukësin në atë pozicion them që kjo skuadër ka probleme. Por e them me bindje që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ndoshta dhe ndryshimi i trajnerit mund të ndryshojë diçka në lojën e kësaj skuadre.
Në dy ndeshjet e radhës, jam i kënaqur me 6 pikë. Unë nuk firmos asnjëherë për 4 pikë. Tentoj gjithmonë t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Ky është mentaliteti që unë dua t’i përcjell skuadrës. Dua të marrim gjithmonë maksimumin e pikëve. Nëse të tjerët janë më të zotë se ne, i japim dorën dhe largohemi.



