
Koha kalon shumë shpejt dhe Thomas Tuchel ka filluar paraprakisht ti bëjë llogaritë për sezonin e ardhshëm . Gjermani është tejet i privilegjuar sepse ka në dispozicion një skuadër kampionësh por s’njeh limite në lidhje me përmirësimin .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ pretendojnë mosshkëputjen nga kjo rrugë e suksesshme dhe janë rifokusuar tek një risi e Premier Leagues . Declan Rice i West Hamit po habit në çdo ndeshje me ‘’ The Hammers ‘’ dhe talenti i jashtëzakonshëm i tij i ka ofruar një lloj komoditeti dhe sipas ‘’ Football Insider ‘’ , anglezët do të rindezin edhe një herë motorrët për 23 vjeçarin .
Gjithsesi West Ham United është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e londinezit dhe për një ndër më të mirët e Anglisë presin që ti pranohet kërkesa prej 100 milionë eurosh. Duke e parë çështjen në ketë prizëm kuptohet vlerësimi i West Hamit ndaj Declan Rices , lojtar që e ka gëzuar pafundësisht skocezin David Moyes cili ka një meritë të veçantë në progresin e yllit të kryeqytetasve .
Merkatoja e verës pritet si gjithmonë shumë e nxehtë dhe me të papritura por paraprakisht është deklaruar se nëse Chelsea do ta arrijë këtë objektiv , do të shëndërrohej në një ndër lëvizjet më bombastike, për një lojtar që ka dhënë gjithmonë 100 % e fushën e lojës .
3 gola ne 28 sfida pritet të kenë një tjetër histori në vijim sepse Declan Rice konsiderohet një ndër talentët më të mëdhenjë të futbollit anglez.



