
Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Bosnjë-Hercegovinës më 9 prill.
Në listën e cila është përzgjedhur nga formatori Grima, sipas njofitmit të FSHF, janë 20 lojtare, 18 prej të cilave janë nga kampionati shqiptar dhe dy lojtare janë pjesë e Mitrovicës në kampionatin e Kosovës.
Grumbullimi për këtë miqësore do të zhvillohet në Shkodër, duke filluar nga dita e hënë. Vajzat kuqezi do të stërviten me dy seanca në ditë përpara se të udhëtojnë drejt Zenicës për të luajtur miqesoren me përfaqësuesen e Bosnjes.
Kjo ndeshje është e para për skuadrën e trajnerit Grima pas muajit dhjetor ku mbyllën fushatën eliminatore për Kampionatin Europian, një fushatë eliminatore e sukseshme e cila tregoi përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit të femrave në Shqipëri.
Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Bosnjës, luhet më 9 prill në Zenica të BH.




