Bayern Munchen, tre kandidatë për stolin

Bayern Munchen, tre kandidatë për stolin

 Pas refuzimit të Xabi Alonsos dhe Julian Nagelsmann për të marrë drejtimin e Bayern Munchen, drejtuesit e gjermanëve kanë filluar të mendojnë për të tjera alternativa, duke qenë se jemi shumë afër merkatos së verës.

Me Thomas Tuchelin në stol bavarezët po zhvillojnë një sezon shumë të mirë, edhe pse e kanë humbur luftën në Bundesligë pasi janë mposhtur nga Bayer Leverkuseni.

Gjithsesi, gjigandët e Gjermanisë dhe jo vetëm do të masin forcat me Real Madridin në dy gjysëmfinalet e Champions Leagues, një ekip i cili është për tu patur frikë.

Në mitikun ‘’ Allianz Arena ‘’ kanë filluar të qarkullojnë tre emra dhe në listë përfshihen Roberto De Zerbi, Ralf Rangnick dhe Zinedine Zidane.

Italiani po zhvillon një eksperiencë të suksesshme tek Brightoni por shqetësimi kryesor i drejtuesve të ish rekordmenëve të kampionatit gjerman është se gjatë karrieres nuk ka drejtuar një ekip elite, fakt i cili e vështirëson disi arritjen e marrëveshjes.

Ndërsa Ralf Rangnick, aktualisht nën drejtimin e Austrisë është një trainer që  krijon më tepër besim, i cili njeh shumë mirë kampionatin gjerman pasi në të kaluarën zhvilloi një eksperiencë të gjatë me disa ekipe, ndër të cilët Stuttgart, Hannover 96, Schalke 04, Hoffenheim, dhe Leipzig, pa harruar edhe Manchester United.

Edhe i ashtuquajturi ‘’ Zizou ‘’ është një kandidat potencial por s’duhet harruar se mbetet një opsion edhe për kombetarën e Francës, sipas L’Equipe.

Ishi i Real Madridit tregoi në të shkuarën se është një ndër më të mirët në botë, i cili fitoi tre Champions League me ‘’ Galaktikët ‘’, dy Superkupa Europe, dy Botërorë Klubesh, dy La Liga dhe dy Superkupa Spanje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy