Kessie , opsion për Real Madridin

Kessie , opsion për Real Madridin

Përforcimi i qendrës së mesfushës është një ndër prioritetet e Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm. Italiani është rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me shumë entuziazëm dhe me një dëshirë të madhe për të kontribuar në fitimin e trofeve nga spanjollët . 

Por nuk janë anashkaluar për asnjë moment as lojtarët që mund ti japin lamtumirën ‘’ Galaktikëve ‘’ sepse kryefjala e vetme e ishi-t të Milanit është akumulimi i titujve në vitrinën e mbushur të kryeqytetasve .

  Duke qenë koshient se Luka Modric po i afrohet fundit të karrierës dhe Isco Alarcon me Dani Ceballos të cilët vijojnë të mos bindin, i është hapur drita jeshile të tjerë kandidatëve . Një ndër to është Franck Kessie i cili e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2022-shit  dhe do të jetë i lirë për të negociouar me cilindo ekip që dëshiron duke filluar nga 1 janari i ardhshëm . 

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë po shkëlqen prej dy sezonesh nën urdhërat e Stefano Piolit që po bën çmos për ta dërguar Milanin drejt lavdisë, detyrë që njëkohësisht do të shoqërohet me shumë vështirësi për shkak të konkurrencës së ashpër ndërmjet klubeve.

Mosarritja e rinovimit nga palët në fjalë ka ndezur motorrët edhe të Chelseat dhe Barcelonës të cilat shpresojnë në hapat fals të  ‘’ Los Merengues ‘’ për të firmosur me 24 vjeçarin . 

Me kalimin nga Bergamo në Milano , Franck Kessie e ka ndihmuar shumë mesfushën e Milanit dhe skuadrën në tërësi për rikuperimin e  vlerave të mëparshme , së pari me prezantimin dinjitoz në Serinë A dhe më pas me rikthimin në Champions League , eksperiencë që i dha për të kuptuar drejtuesve të italianëve se duhet ti shtojnë përpjekjet  për të qenë në nivelin e kërkuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube .

Pavarësisht se akoma nuk është arrirë  akordi i shumëpritur, për Milanin do të jetë prioritet absolut duke marrë gjithmonë parasysh edhe milionat e bosit Florentino Perez që mund të  rezultojnë të mjaftueshëm për të ardhmen e afrikanit .  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy