
Superiorja mbylli javën e katërt këtë të martë, ku rezultatet surprizë nuk munguan.
Kjo javë konfirmoi Tiranën pretendente, me bardheblutë që shkëputen në krye me 10 pikë.
Laçi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, po aq sa edhe Egnatia. Skënderbeu zbret në vendin e katërt me 6 pikë, ndërsa ndjekin Vllaznia, Partizani dhe Erzeni me nga 5 pikë.
Teuta është ngjitur në vendin e tetë me 4 pikë, ndërsa renditja mbyllet nga Dinamo City me 3 pikë dhe Kukësi me 0 pikë.



