Gvozdenovic: Kishim nevojë për këtë fitore ndaj Tiranës

Gvozdenovic: Kishim nevojë për këtë fitore ndaj Tiranës

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas fitores ndaj Tiranës.

Gvozdenovic deklaroi se e sotmja ishte një fitore e rëndësishme, që vjen pas një momenti të vështirë.

Sot ishte një fitore shumë e rëndësishme. Ishim në një moment të vështirë dhe kishim nevojë për pikët. E thashë pas Teutës, që kam besim te lojtarët. Kishim nevojë për një fitore dhe kam besim se do vazhdojmë kështu.

Kemi Franklin në majë dhe mund të luajmë me 4-3-3 apo edhe me 4-2-3-1. Kemi qenë me 3 mungesa. Kanë munguar Ramos, Pecani dhe Rabiu. Sot edhe Janaqi, ishte pa minuta fare dhe bëri shumë mirë për skuadrën taktikisht.

E kam thënë kemi dy objektiva: Të luajmë futboll të bukur dhe të shkojmë sa më lart në renditje.

Kemi ndeshjen e radhës me Teutën. Sot nuk ka festë, nga nesër mendojmë për durrsakët. Një ndeshje e vështirë, por kemi kohë për ta përgatitur mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy