
I vënë prej disa kohësh në listën e largimeve për Antoine Griezmann është shfaqur një dritë në fund të tunelit . Pavarësisht se francezi deklaroi se dëshiron qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ për të bindur Ronald Koeman , situata ekonomike e Barcelonës e detyron një nisme të tillë. Katalanasit e kanë shëndërruar në një çështje prioritare largimin e 30 vjeçarit i cili sipas britanikes ‘’ Daily Star ‘’ pëlqehet nga Tottenham Hotspuri .
Londinezët janë shumë pranë një hapi historik që do ti sigurojë shumë miliona për arsye se janë fare pranë shitjes së perlës së tyre Harry Kane për të cilin interesohet Manchester City . Kjo lëvizje do të ishte ideale për ‘’ Los Cules ‘’ me qëllimin e krijimit të stabilitetit të nevojshëm që do ti hapte rrugën një lloj qetësie e cila është e domosdoshme për spanjollët .
Dy nga çështjet kryesore që aktualisht po e shqetësojnë shumë Barcelonën janë regjistrimi i lojtarëve të blerë për sezonin vijues dhe sidomos rinovimi me Lionel Messin i cili vjen pas një suksesi historik me Argjentinën ku më në fund pas shumë vitesh pritje ‘’ Albicelestët ‘’ u shpallën fitues të Kupës së Amerikës nën drejtimin e Lionel Scalonit .
Nuno Espirito Santo beson se me Antoine Griezmann reparti i avancuar do të jetë shumë produktiv edhe pse pa dyshim mungesa e një bomberi si Harry Kane do të ndihet shumë tek ‘’ The Whites ‘’.
‘’ El Principito ‘’ pavarësisht se në linja të përgjithshme ka zhvilluar një sezon pozitiv me 20 gola në 51 ndeshje , presidenca katalanase e lideruar nga Joan Laporta është e detyruar ti japë ‘’ Ok ‘’ largimit të ishi-t të Atleticos për të reduktuar problemet e shumta ekonomike .



