Hasani: Duhet të shfrytëzojmë këtë brez lojtarësh, ka ardhur koha për një trajner shqiptar

Hasani: Duhet të shfrytëzojmë këtë brez lojtarësh, ka ardhur koha për një trajner shqiptar

Drejtori teknik i Vllaznisë, Alban Hasani, mendon se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një ndryshim në drejtim. Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Hasani deklaroi se Reja duhet të marrë përgjegjësitë dhe tha se do të dëshironte që drejtimi i Kombëtares, t’i besohet një trajneri shqiptar.

I pyetur, nëse te Shqipëria duhet të grumbullohen më shumë lojtarë nga Superiorja, Hasani u shpreh se Erdenis Gurishta dhe Ardit Krymi e meritonin ftesën nga trajneri Reja.

Duhet të kemi një ekip të bashkuar. Reja është një trajner i madh, por nuk shikojmë ndryshim në rezultate. Nëse trajneri nuk arrin kushtet tona, atëherë të japë dorëheqjen, nuk kemi çfarë të presim më, sepse kemi një nga ekipet më të mira. Ky është një ekip shumë i mirë dhe ndoshta duhet një trajner shqiptar, për t’i marrë maksimumin skuadrës. Mendoj se ka ardhur koha për një trajner shqiptar.

Asnjë ekip në këtë moment, nuk është në maksimum. Çdo ekip ka 2-3 mungesa. Reja duhet të marrë përgjegjësinë për këtë grup, sepse kemi lojtarët më të mirë të viteve të fundit. Ky ëhstë një brez nga më të mirët në histori. Kam dëshirën që të shikoj një trajner shqiptar.

Me aq sa kam parë te Reja, ka dëshirë të eksperimentojë në formacion. Më vjen keq, sepse janë dy pikët të lëna në ndeshjen e djeshme. Izraeli është një ekip më i fortë se Islanda. Dukemi si kritikë, por e bëjmë sepse duam të mirën e ekipit. Duhet një ndryshim në drejtimin e kombëtares.

Gjimshiti është një nga më të mirët. Nuk e kemi pasur kurrë luksin të pretendojmë në Europë. Vendi i parë duhet të jetë i padiskutueshëm në Ligën e Kombeve. Kemi një brez shumë të mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë në maksimum.

Jam i bindur që Krymi dhe Gurishta, duhet të ishin pjesë e Kombëtares. Krymi ka firmosur në Bjellorusi dhe pas 2 muajve do ftohet në Kombëtare. Seferi është një lojtar shumë i mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy