Peter Bosz është trajneri i ri i skuadrës franceze të Lyon. Pasi u largua nga gjermanët e Bayer Leverkusen, tashmë tekniku holandez do të ushtrojë profesionin e tij në Francë.
57-vjeçari do të pasojë në stolin e Lyonit, Rudi Garcia, i cili u largua nga drejtimi i skuadrës pas përfundimit të sezonit. Bosz ka firmosur deri në verën e vitit 2023.
Kujtojmë se Lyon në sezonin tjetër do të luajë në Europa League, pasi u rendit në vendin e katërt në kampionat, ndërkohë që në Champions League shkojnë vetëm 3 vendet e para.



