
Performancat e shkëlqyera të Bolognas në sezonin aktual, sigurisht po nxjerrin në pah potencialin e shumë lojtarëve.
Një ndër to është Joshua Zirkzee, protagonist deri në këtë moment nën urdhërat e Thiago Mottas.
Për hollandezin Milani i ka trokitur në derë kuq e bluve dhe sipas ‘ Tuttosport ‘ tashmë është favoriti për metrat e fundit, i cili e ka lënë pas Jonathan David.
22 vjeçari ishte një ndër më të mirët në akademinë e Bayern Munchenit në të kaluarën dhe po i ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit.
Interesi i kuqezinjve është një privilegj për Joshua Zirkzee, golashënues i cili është shëndërruar në një prioritet për merkaton e verës.
Bologna po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend dhe momentalisht renditet në zonën Champions, edhe pse mbeten edhe shumë javë për tu zhvilluar.
10 gola dhe 5 asiste në 28 sfida numëron Jonathan Zirkzee në sezonin aktual, përfundimi i të cilit mund të rezultojë me nisjen e një tjetër eksperience .
Stefano Pioli me kohë e ka deklaruar se dëshiron shtimin e forcave në metrat e fundit dhe ishi i Parmas i ploteson kërkesat e numrit një të stolit të ‘’ Djallit ‘’.



