Mehmeti: Qëndrimi në Superiore nuk është arritje për Dinamon, duhet të dish të ndërtosh skuadrën

Mehmeti: Qëndrimi në Superiore nuk është arritje për Dinamon, duhet të dish të ndërtosh skuadrën

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, u shfaq i zhgënjyer, që skuadra e tij nuk siguroi dot “Final Four”.

Duke folur për MCN TV, pas humbjes me Teutën, Mehmeti deklaroi se qëndrimi në Superiore nuk është arritje për Dinamon.

Sipas tij, projekti duhet të jetë i qartë që në fillim dhe ekipi të ndërtohet në baza të forta.

Për vitet që Dinamo ka vuajtur në ligat inferiore, unë mendoj që është një tranzicion. Nuk është arritje të rrish në Superiore, për historinë që ka Dinamo. Duhet të ishim në Kupat e Europë. U thirra në detyrë dhe bëra maksimumin. E mora në vendin e fundit skuadrën. Presidenti mori vetëm stemën, ka bërë maksimumin dhe tashmë ka dhe një shtëpi.

Më vjen keq, sepse duhet të ishim më të kujdesshëm sidomos në janar. Duheshin lojtarë me eksperiencë, që kanë luajtur në këto nivele. I vetmi lojtar që unë afrova është Qefalija. Nuk erdhën ata të duhurit, edhe pse kam kërkuar në 2-3 pozicione specifike. 

Do të flasim me presidentin për projektin. Ai është i pari i klubit, i takon atij për të dhënë verdiktin. 

Me meritë Skënderbeu është aty, ka ditur të menaxhojë. E vlerësoj klubin e Skënderbeut dhe trajnerin që ka bërë një punë shumë të mirë. 

Edhe PSG ka goxha investim dhe nuk arrin të fitojë Champions-in, nuk varet nga buxheti, duhet të dish të ndërtosh skuadrën. 

Janari nuk ka vlerë, ka të bëjë shumë ndërtimi i skuadrës, i cili fillon që sot, që ka mbaruar kampionati. Duhet të ndërtosh skuadrën në varësi të objektivit të presidentit. 

Ka pasur shumë ndryshime në drejtim Dinamo. Kur fillova unë nuk ishte shumë e qartë se çfarë do të bëja. Nuk mora pjesë tek elementët e skuadrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy