Manchester United, gjen mesfushor tek Crystal Palace

Manchester United, gjen mesfushor tek Crystal Palace

Në merkaton e verës parashikohet se Manchester United do të jetë protagonist i  padiskutueshëm.

Tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ po përjetohet një situatë e ndërlikuar dhe traineri Erik Ten Hag vijon të punojë me shumë përkushtim për ta kthyer situatën në favorin e tyre.

Sipas ‘ ESPN ‘, anglezët po mendojnë një shkëmbim me Crystal Palacen, ekip në të cilin preferohet Michael Olise.

Për arritjen e objektivit është ofruar shkëmbimi me Aaron Wan- Bisakan, pjesë e londinezëve përpara se të transferohej në gjigandin ‘’ Old Trafford ‘’.

22 vjeçari është shumë i rëndësishëm tek kjo skuadër, tek i cili spikat teknika dhe shpejtësia dhe mund rezultojë një avantazh për 20 herë kampionët e Premier Leagues në repartin e avancuar.

Transferimet konsiderohen jetike për gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm, të cilët synojnë fitimin e trofeve në vijimësi.

Pavarësisht se rivaliteti vijon të jetë shumë i ashpër, tradita dhe historia e suksesshme e Manchester United konsiderohen faktorë ndihmës në avancimin e mëtejshëm.

Ishi i Readingut e ka evidentuar se paraqet shumë rrezik për çdo rival dhe në sezonin aktual ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës në 9 sfida dhe jo më kot pretendohet nga një ndër klubet më të pasur të botës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy