Kumbulla pozitiv me COVID: Jam asimptomatik, shihemi së shpejti

Kumbulla pozitiv me COVID: Jam asimptomatik, shihemi së shpejti

Shpresat e Kombëtares për të patur Marash Kumbullën për tre ndeshjet e radhës janë shuar përfundimisht. Kjo pasi vetë futbollisti me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se është prekur nga COVID. Kumbulla thotë se është asimptomatik dhe gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

Postimi i Kumbullës:

“Përshëndetje të gjithëve! Nga tamponi i fundit që bëra, kam rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit, por për fat jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Askush nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt nga ky virus, prandaj do doja të sensibilizoja për të gjithë, që të mbroheni dhe të mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Përshëndetje të gjithë tifozëve dhe të gjithë ata persona që po kalojnë një moment të vështirë. Do të shihemi së shpejti!”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy