
Tottenhami është i ndërgjegjshëm se e ardhmja e Harry Kane në ‘’ White Hart Lane ‘’ është gati e pamundur dhe po përgatitet të përfitojë nga largimi i anglezit. Presidenti Daniel Levy e ka të qartë se golashënuesi kërkon të bëhet pjesë e një skuadre që aspiron për tituj dhe përpara kësaj situate nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të pranojë vendimin e 27 vjeçarit . Gjatë një bisede me presidentin e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ ‘’ Uragani ‘’ i ka bërë me dije dëshirën e largimit tek Manchester City sepse e afron me fitimin e titujve në aspektin kolektiv.
Edhe pse londinezi është një ndër sulmuesit më produktivë të aktualitetit sipas ‘’ The Times ‘’ i ka sqaruar pozicionin në lidhje me të ardhmen . Sezoni për tu patur zili i Manchester City-t të cilit i mbetet edhe finalja e Champions Leagues për të luajtur e ka bindur Harry Kane-n sepse nëse transferohet në ‘’ Etihad Stadium ‘’ mundësitë për të ngritur trofe me bardhekaltërit do të ishin të shumta sepse kjo skuadër është ndërtuar për gjëra të mëdha .
Finalja me Chelsean do të jetë një ndër ditët më të rëndësishme të historisë së ‘’ The Citiziens ‘’ sepse nëse do të shpallen kampionë do të shënonin emrin në librin e këtij kompeticioni. Harry Kane është një dëshirë e madhe e Pep Guardiolës dhe drejtuesit e Manchester City-t do të mundohen të intensifikojnë tratativat për ti vënë pikën kësaj çështje dhe ti mbyllin gojën Manchester United ,Real Madridit, Barcelonës dhe Chelseat që nuk janë shkëputur nga kjo pistë për vite me rradhë . Dëshirën e tij e ka bazuar edhe tek performanca e deritanishme e skuadrave të njohura dhe është Manchester City ai që i jep më shumë garanci drejt rrugës së lavdisë sepse vit pas viti është favorit absolut për të fituar çdo kompeticion .
Gjithashtu Pep Guardiola i krijon një farë inspirimi për vetë faktin e sukseseve të arritura në të kaluarën. Në një skuadër yjesh të formuar nga traineri i lindur në Sanpedor Harry Kane do të gjente copëzën e munguar në karrierë dhe do ti jepte fund pritjeve të gjata. Shtatlarti britanik e ka rritur shumë nivelin në sezonet e fundit pavarësisht se ‘’ Spursat ‘’ nuk i janë përgjigjur kërkesave të tij . 32 gola në 47 ndeshje i krijojnë një lloj kënaqësie momentale por vijojnë ta mbajnë larg pretendimeve pilarin e sulmit të kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ .
Interesi i Manchester City-t mund të konceptohet si një dritë shprese në fund të tunelit për bishën e sulmit sepse do ti mbylle përfundimisht derën mungesës së fatit dhe do të fillonte ngjitjen e shkallëve të suksesit .



