
Pas dy sezoneve në ‘’ Etihad Stadium ‘’ Savinho ende vijon të jetë i rëndësishëm në 11-shen e Enzo Marescas.
Braziliani së fundmi është pretenduar nga Tottenham Hotspuri por drejtuesit e Manchester City-t kanë vepruar shpejt duke e refuzuar ofertën.
Bëhet fjalë për 100 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, e raportuar nga ‘ Globo Esporte ‘.
Kontrata me ‘’ Qytetarët ‘’ i përfundon në qershorin e 2029-tës dhe besohet se ka ende shumë për të dhënë.
22 vjeçarin e pret një sfide jo e lehtë pasi do ti duhet të rivalizojë me Antoine Semenyon dhe Jeremy Dokun por duke qenë se është refuzuar oferta numri një i stolit beson ende tek potenciali i tij.
Manchester City-n e presin sfida jo të lehta dhe më e afërta është ajo e të dielës kundër Arsenalit, e vlefshme për Community Shield.
Të qëndrosh tek bardhekaltërit përbën një sfidë dhe ishi i Atletico Mineiros është i ndërgjegjshëm për këtë fakt.
Në sezonin e shkuar amerikano-jugori kontriboi me 4 gola në 36 sfida tek ish fituesit e Champions Leagues dhe Premier Leagues.



