Arsenal dhe Leicester në garë për Elyounoussi

Arsenal dhe Leicester në garë për Elyounoussi

Progresi i bërë me një skuadër të dorës  së dytë në Premier League si Southampton po e çon drejt një suksesi të ëndërruar mesfushorin Mohamed Elyounoussi . Arsenali dhe Leicesteri kanë filluar tratativat për ta larguar nga ‘’ St Mary’s “ për shkak se e vlerësojnë shumë ecurinë e deritanishme dhe karakteristikat e norvegjezit ndër të cilat spikat polivalenca e tij .

Fuqizimi i repartit të avancuar është një ndër prioritetet e ‘’ Topchinjve ‘’ dhe ‘’ The Foxes ‘’ të cilët synojnë të rikthehen në rivalin e dikurshëm që bënte ligjin në Premier League.  

Vlera e kartonit të 27 vjeçarit sipas ‘’ Teamtalk “  arrin 12 milionë eurot por drejtuesit e ‘’ Shenjtorëve ‘’ nuk do të lejojnë largimin e Mohamed Elyounoussi-t për më pak se 20 milionë euro . 

Fakti se është një ndër elementët kyç të skemave të Ralph Hasenhuttl i jep përparësi  për të qenë pjesë e një skuadre që  garanton shumë për të ardhmen  .

 Fillimi i sezonit thjesht ka konfirmuar  vlerat e  mrekullueshme të nordikut  dhe gjithashtu ia mban të hapur rrugën për të provuar një tjetër eksperiencë  . Dy vitet e huazimit tek Celtic i kanë dhënë një tjetër impakt karrierës së  Mohamed Elyounoussi-t dhe  interesi i Arsenalit dhe Leicesterit konsiderohet tepër llogjik .

Megjithatë  gara ndërmjet tyre do të ketë shumë rivalitet  sepse jane dy kundërshtarë që meritojnë respekt  në Angli dhe Europë pavarësisht se ‘’ Topchinjtë ‘’ fatkeqësisht nuk do të kenë fatin për tu përfaqësuar  gjatë këtij sezoni por historia shumëvjeçare e suksesit me siguri që do të ketë një domethënie për mesfushorin e anglezëve .

7 ndeshjet dhe 4 gola  kanë konfirmuar formën brilante të Mohamed Elyounoussi-t  për të cilin Southampton investoi 18 milionë euro duke e transferuar nga  zvicerianët e Baselit në merkaton e 2018- tës .

 

                

 

 

 

    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy