
Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar ndryshime në kalendarin e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë.
Ndeshjet e fundit që ishin planifikuar për tu luajtur më 28 dhjetor, nuk do të zhvillohen dhe kampionati do të ulë siparin me ndeshjet e datave 20 dhe 21 dhjetor, me sfidat që do të jenë të fundit për vitin 2022.
Më pas, kampionati do të ketë një pauzë për të rifilluar sërish më 28 janar 2023.
Java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë:
FC Besa – KF Skënderbeu, ora 13:00, 20 dhjetor 2022
Flamurtari FC – Besëlidhja, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KS Korabi – FK Tomori, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Turbina – KF Burreli, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
FC Lushnja – Oriku, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
FK Terbuni – FK Dinamo, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Luzi 2008 – FK Apolonia, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Ndryshime ka pësuar edhe kalendari i kampionatit të Kategorisë së Dytë, që do të rikthehet në fushë e të luajë javën e tetë dhe të fundit për vitin 2022 më 21 dhjetor. Më pas, sipas kalendarit tashmë të ndryshuar, skuadrat e Kategorisë së Dytë do të kenë një pauzë, teksa do të rikthehen të luajnë javën e nëntë më 28 dhe 29 janar të vitit 2023.
Java e 8-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Grupi A:
Valbona Fk – Shenkolli, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Gramshi – K.F Murlani, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Iliria – KSSH Veleçiku, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Naftetari – Vora, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Sopoti – F.C Bulqiza, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Java e 8-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Grupi B:
KF Pogradeci – KF Shkumbini, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
AF.Elbasani – SHS Albpetrol, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
Maliqi – FK Memaliaj, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Delvina – KF Butrinti, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
A.F. Luftetari – Laberia, ora 13:00, 21 dhjetor 2022
KF Devolli – FK Tepelena, ora 13:00, 21 dhjetor 2022



