Tottenhami synon Lenglet

Tottenhami synon Lenglet

 Clement Lenglet prej dy sezonesh po tregon një rënie të theksuar rendimenti tek Barcelona dhe duket se merkatoja e verës do ti japë shansin për të nisur një tjetër aventurë .

Katalanasit duhet në mënyrë emergjente të bëjnë llogaritë në lidhje me transferimet dhe francezi nuk e ka bindur Xavi Hernandezin , arsye që mund ta largojë shumë shpejt nga ‘’ Camp Nou ‘’.

Një dritë shprese në fundin e tunelit është shfaqur për qëndërmbrojtësin sepse Tottenhami po mendon ta afrojë në Londër .

Sipas prestigjozes ‘ Sport ‘, ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë menduar huazimin e 26 vjeçarit me qëllimin e një analizë të detajuar të rendimentit të tij , në një kampionat shumë të vështirë si Premier League.

Megjithatë, përplasjet e para ndërmjet kërkesave të Barcelonës dhe ofertës së Tottenham Hotspurit janë shfaqur sepse kryeqytetasit nuk mund ti plotësojnë kushtet e spanjollëve sepse s’mund ta paguajnë të gjithë vlerën e kartonit dhe ndoshta ky fakt mund të prodhojë dështimin në këtë tentativë.

Antonio Conte e ka preferuar Clement Lenglet që në kohën kur drejtonte Interin por ideja e tij konsiderohet në mospërputhje atë të drejtuesve të Barcelonës të cilëve i nevojitet fuqizimi i arkave dhe njëkohësisht të reduktojnë pagat e lojtarëve për të mos krijuar probleme gjatë merkatos me objektivat e Xavi Hernandezit.

Tottenham Hotspuri falë trainerit nga Lecce është shumë afër pjesëmarrjes në Champions League , turneu i preferuar i anglezëve të cilët para disa sezonesh arritën në finalen e madhe nën drejtimin e Mauricio Pochttinos.

 Me ishi-n e Chelseat shumë gjëra kanë ndryshuar por mbetet për tu parë se çfarë do të prodhojë merkatoja e verës gjatë të cilës Antonio Conte do të jetë shumë i përqëndruar sepse pjesëmarrja në Champions League ka një specifikë ndryshe dhe natyrisht e shton impenjimin në lidhje me sezonin vijues.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy