
E ardhmja e Aleix Garcias shumë shpejt mund të ndryshojë.
Merkatoja e verës do të jetë përcaktuese për spanjollin, i cili është shprehur se preferon Barcelonën për vijimin e karrierës.
Ndërkohë, drejtuesit e Gironas kanë deklaruar shifrën për të cilën janë të gatshëm ta lejojnë largimin e mesfushorit, e cila arrin minimalisht 25 milionë eurot.
Për kuq e blutë s’do të jetë lehtë pasi dihet botërisht se vijojnë në një situatë të ndërlikuar në aspektin ekonomik por gjithsesi blerjet konsiderohen të domosdoshme nga traineri Xavi Hernandez.
29 vjeçari tanimë ka arritur në nivelin për të qenë pjesë e një ekipi të famshëm, për të cilin deri më tani të tjerë klube janë më të avantazhuar se ‘’ Los Cules ‘’.
Problemet e njëpasnjëshme të ‘’ Azulugranëve ‘’ e aspektin ekonomik i vënë seriozisht në vështirësi gjatë merkatove dhe në disavantazh në krahasim me rivalët.
Aleix Garcia po dëshmon cilësitë edhe në këtë sezon, i cili i ka shërbyer Gironas me 3 gola dhe 5 asiste në 29 sfida, të shoqëruara me një lojë impresionuese, pavarësisht se nuk ka mundur ti bëjë dot ballë furisë së Real Madridit në La Liga.



