Mbyllet java e shtatë, si ndryshon renditja në Kategorinë Superiore

Mbyllet java e shtatë, si ndryshon renditja në Kategorinë Superiore

U luajtën ditën e sotme dy ndeshjet e fundit për javën e shtatë në Abissnet Superiore. Pas mbylljes së kësaj xhiro, menjëherë vëmendja shkon te klasifikimi.

Tirana pas fitores në Shkodër ndaj Vllaznisë, tashmë kryeson e vetme me 17 pikë, ndërsa kuqeblutë mbajnë vendin e katërt me vetëm 9 pikë. Në vendin e dytë renditet Kukësi me 14 pikë, që po zhvillon një kampionat shumë të mirë, ndërsa më pas vjen Teuta me 12 pikë.

Përveç Vllaznisë, edhe Egnatia me Dinamon janë me nga 9 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e shtatë me 8 pikë. Partizani e nisi sezonin me pretendime të mëdha, por pas 7 javëve mbajnë vetëm vendin e 8-të me 5 pikë, po aq sa Kastrioti i parafundit.

Në vendin e fundit renditet Skënderbeu me vetëm 3 pikët të grumbulluara dhe duket se mbijetesa do të jetë një mision shumë i vështirë për skuadrën korçare.

RENDITJA:

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy