
Thomas Brdaric, pas largimit nga Vllaznia, do të vazhdojë karrierën si trajner në Indi.
Ditën e sotme, tekniku kroato-gjerman, është prezantuar te skuadra e Superligës së Indisë, Chennaiyin.
47-vjeçari u përfol edhe për një kalim të mundshëm në një ekip nga kategoria e katërt në Gjermani, por në momentet e fundit ka vendosur të kalojë në Indi, ku është zyrtarizuar ditën e sotme.
Brdaric ishte në stolin e Vllaznisë, nga vera e vitit 2020, deri pak javë para fundit të sezonit që lamë pas, ku arriti të fitojë një Kupë të Shqipërisë.



