
Përpjekjet e drejtuesve të Barcelonës për tu përforcuar në prapavijë vijojnë të intensifikohen me kalimin e ditëve.
Alfonso Pedraza i Villarealit është bërë pjesë e projektit ambicioz të katalanave, kryefjala e të cilit është fitimi i trofeve në të ardhmen.
26 vjeçari ka treguar se mbetet një vlerë e shtuar e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ dhe Xavi Hernandez shpreson se gjatë merkatos së verës mund të transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’.
Gjithsesi, ‘’ Los Cules ‘’ nuk duan të nxitohen për të evituar ndonjë surprizë gjatë rrugës, por nëse Alfonso Pedraza do të braktisë ‘’ La Ceramican ‘’, natyrisht do të kishtë privilegjin të jetë pjesë e një ekipi elite.
Ja vlen të përmendet se të besuarit e Marcelino Garcia Toral po zhvillojnë një sezon për tu harruar në La Liga, fakt që mund të impulsojë largimin e lojtarëve të rëndësishëm nga ekipi nga Castellon.
Sezoni aktual është i katërti për ishi-n e Real Betis tek Villareali dhe Xavi Hernandez e konsideron një alternativë për skuadrën e zemrës.



