Luis Suarez vendos të ardhmen

Luis Suarez vendos të ardhmen

Vendimi për të lënë Nacionalin pas Botërorit të Katarit ia ka hapur rrugët Luis Suarezit i cili duket se e ka zgjedhur destinacionin për të ardhmen. 

Sipas ‘ RAC 1 ‘ uruguajani i ka thënë ‘ po ‘ ofertës së Los Angeles Galaxy, ekip që lufton prej kohësh për shërbimet e golashënuesit.

Oferta e amerikanëve praktikisht konsiderohet e parefuzueshme dhe 35 vjeçari do të ribashkohet me ish shokun e tij tek Barcelona Riqui Puig .

Fillimisht Inter Miami insistoi për Luis Suarezin por Los Angeles Galaxy e ka parakaluar dhe shumë shpejt do të fuqizohet me një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në vitet e fundit dhe natyrisht Major League Soccer do të rrisë dukshëm kualitetin me transferimin e ishi-t të Nacional të Montevideos.

Sigurisht niveli në Amerikë nuk krahasohet me kampionatet e elitës europiane por vitet bëjnë të vetën dhe oferta e drejtuesve në këtë rast bën diferencën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy