Arsenal dhe Manchester United duel per Araujo

Arsenal dhe Manchester United duel per Araujo

  Pavarësisht sukseseve  , Barcelona po përjeton një ngërç në lidhje me lojtarët aktualë për arsye të rinovimit të kontratës .

Protagonisti është Ronald Araujo i cili akoma nuk i ka vënë pikën kësaj çështje duke krijuar mëdyshje për vijimin në ‘’ Camp Nou ‘’.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte siç duhet , ‘’ Los Cules ‘’ janë përballur me këtë situatë të paparashikueshme që krijon një lloj problematike sepse uruguajani është një element i domosdoshëm në prapavijë . 

Me një kontratë që i përfundon në 30 qershorin e 2023-shit , si duket 23 vjeçari nuk është bindur nga oferta e Joan Laportas dhe Arsenali me Manchester United janë afruar edhe më shumë me qëndërmbrojtësin .

Spanjollët e kanë në dorë qëndrimin e Ronald Araujos por për këtë arritje duhet ta rrisin ofertën sepse në të kundërt ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ The Red Devilsat “ mund ti befasojnë duke i rrëmbyer një pilar të defensivës.

  Si shumë të tjerë , ishi i Boston River është shprehur se mendon vetëm për kuq e blutë por Joan Laporta nuk ia ka plotësuar dëshirën duke i afruar më shumë anglezët në këtë çështje.

Sigurisht topi është në zonën e Barcelonës dhe presidenti i spanjollëve duhet të vendosë shpejt pasi pas dere janë dy ekipe shumë të fuqishme në aspektin sportiv dhe atë ekonomik dhe mund ta bindin për tu transferuar në Premier League .

Kërkesa e Ronald Araujos konsiderohet shumë llogjike për shkak të kontributit të dhënë që ka influencuar në rritjen e Barcelonës në aspektin e përgjithshëm dhe shumë shpejt është ripozicionuar aty ku duhet pavarësisht se i mbetet akoma punë gjatë merkatos së verës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy